Wednesday, July 30, 2025

(Video) Pukë-Dita e dytë e K.K Boksit U19. Tërbuni Boks, shumë pranë titullit të parë historik, kualifikon 8 finalistë nga 10 kategori peshash

Lexo

“Tërbuni Boks”, ekipi i Pukës, formuar vetëm një vit e gjysëm më herët nga dyshja e trajnerëve shkodranë, Emiliano dhe Klaodio Çekini, është shumë pranë suksesit historik. Në dy ditët e para të Kampionatit Kombëtar të boksit U19, i pari i këtij lloji që zhvillohet në qytetin e Pukës, sportdashësit pukjanë kanë shijuar një përformacë të shkëlqyer të ekipit “Tërbuni Boks”.

Pas fitoreve të ditës së parë nga boksierët Turget Xhaferrraj, Aulet Orhani, Ledion Kola, Jurgen Lazri, Gabriel Cermeni, ekipi pukjan  ka bërë një përfaqësim tejet dinjitoz edhe në ditën e dytë të kampionatit, pasi në finalet e dites së tretë që do të përcaktojnë edhe ekin kampion, Tërbuni Boks ka arritur të kualifikojë plot 8 finalistë nga 10 kategori peshash në konkurim, çka përbën një garanci që titulli kampion mund të qëndrojë në qytetin e Pukës. Që, nëse do të arrihet të bëhet realitet, do të përbënte një sukses historik për sportin pukjan.

Rezultatet teknike të Ditës së Dytë-K. K. i Boksit U19-Pukë

55 kg. Stiven Xixi (Studensit) vs Turgen Xhaferrah (Tërbuni), fiton me pikë Xixi i Studentit

60 kg. Enea Brahaj (Vllaznia Boks) vs Bujar Hekuri ( Partizani), fiton me KO Hekuri i Partizanit

65 kg. Skënder Lala (Partizani) vs Mateo Deda ( Tirana) fiton me KO Lala i Partizanit

70 kg. Gabriel Çermeli (Tërbuni) vs Arvios Kroi (Studenti ). fiton me pikë Çermeli i Terbunit

75 kg. Dinant Hakaj (Tirana ) vs Klejvis Marvata (Studenti), fiton me pikë Hakaj i Tiranes

95+ kg. Kledison Gurraj (Vllaznia Shkodër ) vs Mauson Toska ( Tërbuni), fiton me KO Toska i Tërbunit

Sot, Dita e Tretë, finalet

55 kg. Stiven Xixi(Studenti)Unejs Kotoni((Studenti)

60 k. Bujar Hrkuri(Partizani)-Ledio Kola(Tërbuni)

65 kg. Skënder Lala(Partizani)-Jurgen Lazri(Tërbuni)

70 kg. Ridvan Kashi(Tirana)-Gabriel Çërmeli(Tërbuni)

75 kg. Ahmed Koçi(Studenti)-Dinant Hakaj(Tiranë)

80 kg. Dion Kurti(Studenti)-Edison Prekndreaj(Tërbuni)

95 kg. + Ditmir Luku(Tërbuni)-Mason Toska(Tërbuni)

Finalet e zhvilluara më herët

50 kg. Lidron Sulaj(Tërbuni)-Orion Baka(Apolonia), kampion Sulaj

60 kg. Aluert Orhani(Tërbuni)-Klevis Rapi(Titans), kampion Orhani

85 kg. Klei Kuçi(Studenti)-  ………………, kampion Kuçi

90 kg. Eldi Gjypi(Tirana)-Stigi Rrahmani(Tërbuni), kampion Rrahmani

Kategoria e Femrave

Dean Bace(Pogradeci), kampione Bace.

(Video) Pamje nga ndeshjet e ditës së dytë të K.K. Boksit U19, që po zhvillohet në Pukë

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img