Sunday, July 20, 2025

FSHF nis organizimin e sezonit të ri të “Sunday League Albania”, hapen regjistrimet për ekipet pjesëmarrëse

Lexo

Departamenti i Futbollit Amator në FSHF ka nisur organizimin për sezonin e ri 2025–2026.

Në kampionatin më popullor, FSHF Sunday League, janë hapur regjistrimet, teksa ekipet tradicionale që marrin pjesë prej vitesh kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ndërkohë, regjistrimet vijojnë të jenë të hapura edhe për disa ditë, dhe të gjitha ekipet e interesuara mund të kontaktojnë në adresën e email-it: jdemneri@fshf.al .

Ky do të jetë sezoni i shtatë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, dhe që çdo vit njeh rritje në cilësi, organizim dhe numër pjesëmarrësish.

FSHF vijon të mbështesë dhe promovojë futbollin amator si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të sportit në vend.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img