Sunday, August 17, 2025

(Video) Shahistët shkodranë nderojnë figurën e ish kampionit Muhamet Gradeci. Kolegët e tij, Leka, Hoxha dhe Temali, flasin me respekt në Kupën e organizuar me emrin e tij

Lexo

Muhamet Gradeci, një nga emrat më të spikatur të sportit të shahut, jo vetem në Shkodër, por edhe në shkallë kombëtare, është përkujtuar me respekt me një kupë të organizuar nga Unioni Verior i Shahut, Rozafa 07, Federata Shqiptare e Shahut dhe Bashkia Shkodër, një vit pas ndarjes nga jeta.

E titulluar Kupa “Muhamet Gradeci”, aktiviteti në fjalë  është programuar të zgjasë në gjashtë ditë konkurim, përkatësisht në dy disiplinat sportive të shahut, Blic dhe Rapid në të cilin marrin pjesë shahistët më të mirë të rajonit verior, kolegët dhe nxënësit e ti, përfshrirë edhe një përfaqësi të brezit të ri që konsiderohet e ardhmja e shahut shkodran.

Duke folur për Veriu Sport, Eduard Hoxha-Sekretar Unioni Verior i Shahut, Rozafa 07, veterani Bernard Leka, me të cilin Gradeci ka pasur 60 vite bashkëpunim, si dhe  Erion Temali, një nga nxënësit sportistë të Muhamet Gradecit, e kujtojnë kolegun, profesorin, trajnerin e madh, dhe qytetar i nderuar të Shkodrës me shumë respekt.

Krahas aktivitetit të tij të suksesshëm si shahist,  sukseset më të shumta Muhamet Gradeci do t’i kishte si trajner, ku nën drejtimin e tij Vllaznia e femrave në përbërje të së cilës ishin shahistet e njohura, Ylvije Boriçi, dy motrat Vuji, Albana dhe Marina, Arta Alushi, Valbona Milla, etj, shpallet pesë herë  kampione kombëtare si ekip, ndërkohë që  është fituese edhe e dy Spartakiadave Kombëtare në vitet 1984 dhe 1989. Ndërkohë, që gjatë periudhës në vazhdim në drejtimin e meshkujve, duke fituar një titull kampion, si dhe duke nxjerrë një brez të talentuar shahistësh shkodranë.

(Video) Pamje plane nga ndeshjet e Kupës “Muhamet Gradeci” në shah, si dhe intervistat me Eduard Hoxhen, Bernard Leken dhe Erion Temalin)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img