Tuesday, July 22, 2025

(Video) Kevin Dodaj: Faleminderit Vllazni! Talenti kuqeblu, firmos me klubin bullgar CSKA e Sofies, por nuk nguron të shpreh mirënjohjen për klubin ku u rri si futbollist

Lexo

Pasi mbylli me shumë sukses angazhimet me Vllazninë, ku  në ndeshjen e fundit të lamtumirës me uniformën kuqeblu, kontribuoi në kualikimin e Vllaznisë në turin e dytë të Conference League me një gol të shënuar dhe një asist goli për kolegun e tij Mala, 19 vjeçari I lindur në Pukë dhe rritur në Shkodër, sot ka nënshkruar për skuadrën e re duke u bërë pjesë zyrtare e CSKA të Sofies të kampionatit bullgar.

Po sot, Kevin Dodaj, përmes një postimi në rrjetin social FB, ka falenderuar gjithë familjen e Vllazninë, klubin ku u rrit si futbollit, tifozët e mrekullueshëm që e mbështetën në çdo moment, bashkëlojtarët që luftuan si një trup i vetëm, dhe të gjithë ata që qëndruan pas nesh, në çdo fitore dhe vështirësi.

Postimi zyrtar i Kevin Dodaj

Faleminderit Vllazni!

Dua të falënderoj nga zemra gjithë familjen e Vllaznisë – tifozët e mrekullueshëm që na mbështetën në çdo moment, bashkëlojtarët që luftuan si një trup i vetëm, dhe të gjithë ata që qëndruan pas nesh, në çdo fitore dhe vështirësi.

Ishte një nder i madh të vesh fanellën kuqeblu dhe të jem pjesë e këtij klubi historik. Çdo ndeshje, çdo stërvitje, çdo moment do të mbetet gjithmonë në zemrën time.

Vllaznia nuk është thjesht një ekip – është një ndjenjë. Ju jam mirënjohës për gjithçka. Faleminderit për gjithçka që më dhatë!

Me respekt dhe dashni, Kevin Dodaj

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img