Sunday, July 27, 2025

(Video) Vllaznia B, një mundësi e mirë për gjithë djemtë shkodranë dhe më gjërë për t’u afirmuar. Skuadra e drejtuar nga Brikeno Bizi dhe Ersi Çaku, stërvitet në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futbollit për Kategorinë e Tretë, sezonin e ri futbollistik 2025-2026 do të ketë pjesëmarrës edhe ekipin e Vllaznisë B. Një ekip ky që siç është bërë me dije edhe më herët, drejtuesit e KF Vllaznia, morën vendimin që ekipi i 21-vjeçarëve të shkrihet dhe në vend të tij të rikthehet Vllaznia B, e cila në fakt ka konkuruar edhe para disa vitesh në këtë kampionat.

Një rikthim ky me objektiva konkrete për të bërë realitet atë që është tentuar edhe vite më parë, kur Vllaznia B arriti deri në Kategorinë e Parë, duke synuar kualifikimin në kategorinë e Superiores.

Veriu Sport ishte i pranishëm me kameren e tij në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”, aty ku nën ndriçimin e prozhektorëve, sipas grafikut të hartuar nga drejtuesit e klubit, Vllaznia B, kryen proçesin stërvitor e të radhës çdo natë duke filluar prej orës 21:00.

Nga sa arritëm të shikojmë prej së afërmi, seriozitetit, përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit teknik me dyshen e trajnerëve, Brikeno Bizi dhe Ersi Çaku, i përgjigjej me të njëjtën mënyrë edhe futbollistët, ku krahas kontigjentit të të futbollistëve shkodranë, por të ardhur edhe nga zona veriore, ishin edhe futbollistë të huaj, që tashmë KF Vllaznia, po e aplikon me individë të veçantë të perspectives.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport,   zëvendëstrajneri Ersi Çaku, ndërsa shprehet shumë i kënaqur që i jepet mundësia të trajnojë përkrah kolegut të tij të parë, Brikeno Bizi, vlerëson periudhën e parë stërvitore dy javore duke theksuar se kjo skuadër një mundësi e mirë për gjithë djemtë shkodranë dhe më gjërë për t’u afirmuar. Ndërkohë, që shpreh besimin se deri në momentin e startit të kampionatit, skuadra do të jetë gati, ku objektivi parësor është kalimi i menjëhershëm në Kategorinë e Dytë.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e Vllanzisë B, si dhe prononcimin e plotë të zv.trajnerit Ersi Çaku, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img