Sunday, July 27, 2025

Peshëngritje-Enkileda Carja shkëlqen në Kampionatin Europian U17, fiton 3 medalje ari dhe vendos rekorde europiane

Lexo

Peshëngritësja e talentuar shqiptare Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Europian Under 17 që po zhvillohet në Madrid. Me një paraqitje mbresëlënëse, Carja ka fituar 3 medalje ari dhe ka vendosur 5 rekorde europiane për këtë grupmoshë.

Carja ngriti 91 kg në stilin e shkëputjes, duke zënë vendin e parë në garë dhe duke vendosur rekord europian. Peshëngritësja shqiptare kaloi me sukses provën e dytë me 93 kg, duke konsoliduar vendin e parë.

Në stilin e shtytjes, Cara ngriti 109 kg në provën e parë, duke thyer një tjetër rekord europian. Madje e përmirësoi atë, duke ngritur 111 kg në provën e dytë, duke siguruar kështu një tjetër medalje ari.

Me 204 kg në total, Carja fitoi medalje ari edhe në dygarësh, duke vulosur një sukses historik.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img