Monday, August 18, 2025

(Video) Shkodër-GalaktikKings(Durrës) për U18 dhe Dangerous Meridian(Podgoricë) për të rritur, fitues të Kampionatit Ndërkombëtar Basket 3×3

Lexo

Pas një maratone katër ditore, Shkodra ka mbyllur me sukses Kampionatin Ndërkombëtar të basketbollit 3×3, aktivitet ky që vit kishte edicionin e dhjetë jubilar dhe i katërti që zhvillohet në qytetin verior, me organizator drejtuesit e Shoqatës së Basketbollit 3-x3 Albania, trajnerët e basketbollit, Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani de mbështetjen e Bashkisë Shkodër, Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, për mbështetjen.

Kanë qënë katër ditë të mbushura me emocione, rivalitet dhe garë e fortë mes mbi 120 sportistëve, konkurues në dy kategoritë, U18 si dhe për kategorinë të rritur.

Krahas luftës të fortë sportive në fushën e lojës, bukurinë këtij aktiviteti ia shtuan edhe tifozët shkodranë, të cilët në grupmosha të ndryshme, përfshirë edhe shumë familjarë, mbushën çdo natë tribunat përkatësë të montuara në sheshin qëndror të Shkodrës “Nënë Tereza”.

Të parët që kanë përfunduar garën e tyre kanë qënë 18-vjeçarët, ku mes 9 ekipeve pjesëmarrëve, fitues është shpallur ekipi nga Durrësi, GalaktikKings, në përbërje të të cilit kanë qënë basketbollistët: Aron Qyryfyçja, Gabriel Kokonozi, Jurgen Ballanca dhe Roxhens Koçi.

Ndërkohë, sa i përket garës për kategorinë e të rriturve, ku konkuruan 17 ekipe, pas takimeve eleminatore të zhvilluara në tre ditët e para, e enjte, e premte dhe e shtunë, e diela ka pasur në program takimet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Takimet e ditës së dielë kanë nisur me ballafaqimin mes ekipit Vllaznia dhe atij Real Tirana, takim ky i fituar nga Vllaznia 11-7. Sfida e dytë ka qënë mes skuadrës kosovare, Tim 04 e Prizrenit, e cila u mund me rezultatin 10-21 nga Vukovi Zeta e Podgoricës. Ekipi miks i Shkodrës 040 mundi më pas Vllazninë me rezultatin 21-15. Një takim  tjetër emocionues i kësaj dite ka qënë ai mes Shkodra Basket dhe ekipit malazez Protein TO Go, me fitues ekipin nga Podgorica 21-16. Në vijim, ekipi tjetër i Podgoricës, Dangerous Meridian mundi ekipin kosovar, Suhareka me rezultaitn 21-11, ndërsa Vukovi Zeta i Podgorices u mund thellësisht nga ekipi tjetër i Shkodrës Sëish Gods 20-7.

Takimet gjysmëfinale

040 Shkodër-Protein To Go(Podgoricë), (21-13)

Dangerous Meridian(Podgoricë)-Swish Gods(Shkodër), 21-19

Momentet më të bukura të krejt turneut ishin dy sfidat gjysmëfinale, prejt të cilave dolën dy ekipet finaliste. Ekipi miks i Shkodrës 040 i përbërë nga basketbollisti i Vllaznisë dhe kombëtares, Elian Memçaj, ish basketbollisti i Vllaznisë U18 Rei Hoxha, turku-gjermani Omer Gozuluçut, si dhe austriaku Felix Huber, mundi me rezultatin 21-13 ekipin malazez Protein To Go duke siguruar bileten e parë finalist.

Menjëherë pas këtij takimi është zhvilluar gjysmëfinalja e dytë, Dangerous Meridian(Podgoricë)-Swish Gods(Shkodër). Një gjysmëfinale me shumë rivalitet, ku skuadra shkodrane e përbërë nga Damian Bekteshi, ish basketbollist dhe ish trajner i Vllaznisë, Veton Gjeçaj, ish basketbollist i Vllaznisë, sot pjesë e Superligës së Kosovës me KB Bashkimi Prizren, Ajet Cahani, basketbollist i Kamzës dhe i kombëtares U-20, dhe Sead Kopliku, pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë dhe kapiten i ekipit U-20, ishte shumë pranë fitores, por në çastet e fundit, fitues doli skuadra malazeze Dangerous Meridian(Podgoricë) me rezultatin e ngushtë 21-18, duke marrë bileten e finalistes së dytë.

Finalja, Shkodra 040- Dangerous Meridian(Podgoricë) 14-21

Shkodra 040: Elian Memçaj, Rei Hoxha, Omer Gozuluçut, Felix Huber

Dangerous Meridian(Podgoricë): Petar Dragoviç, Bogdan Çebaloviç, Marko Koljeviç, Aleksandër Bulatoviç

 Momenti kulmor i krejt kampionatit 3×3 ishte ndeshja finale mes ekipit miks të Shkodrës 040 dhe ekipit malazez Dangerous Meridian(Podgoricë). Një ndeshje kjo e gjykuar nga arbitrat ndërkombëtar, shkodrani Hans Trajer dhe tiranasi Serxho Gjoni, që nisi mirë për ekipin shkodran, por kualitetet e skuadrës malazeze me basketbollistë që luajnë në Superligën e shtetit fqinjë, bënë që falë gjuajtjeve të sakta nga distanca, fitues të dalë ekipi malazez me rezultatin 21-14 duke u shpallur kampion i edicionit 2025.

Pas kësaj finaleje është zhvilluar ceremonia e mbylljes së Kampionatit Ndërkombëtar të basketbollit 3×3, me pjesëmarrjen e sekretarit të Federatës Shqiptare të Basketbollit Franko Bushati dhe nënkryetarit të Bashkisë Shkodër, Alban Preka, ku nën shoqërimin e fishekzjarreve festive, i është dorëzuar trofeu i titullit kampin ekipit malazez, Dangerous Meridian(Podgoricë)

Më herët në intervalet mes ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale, organizatorët kryesorë të këtij kampionati, Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani, kishin planifikuar konkurimin për garën e zhytjeve, të cilën e fitoi basketbollisti i Kamzës  Ajet Cahani. Një tjetër garë interesante ishte edhe ajo me gjuajtjet nga distanca, fitues i së cilës u shpall, basketbollisti i Vllaznisë, Elian Memçaj. Trofetë fituesve Cahani dhe Memçaj, së bashku me shpërblimin monetary prej 100 Euro, ia dorëzoi drejtori i sportit pranë Bashkisë Shkodër, Auron Miloti.

(Video) Pamje nga ndeshjet e Kampionatit Ndërkombëtar Basket 3×3 dhe ceremonia e mbylljes, zhvilluar në Shkodër nga data 31 korrik deri me 3 gusht 2025.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img