Monday, August 18, 2025

Merkato-Zyrtare: Armando Broja e mbyll me Chelsean, firmos për 5 vite me Burnley

Lexo

Tashmë është zyrtare: Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja largohet përfundimisht nga Chelsea për të vazhdua karrierën te Burnley, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

“Burnley FC ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e Armando Brojas, i cili i bashkohet Klubit me një kontratë pesëvjeçare nga Chelsea për një tarifë të pazbuluar.

Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar vjen me shumë përvojë në Premier Ligë, pasi ka kaluar periudha huazimi në ligën e parë te Southampton, Fulham dhe Everton deri më tani në karrierën e tij”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit anglez.

Pasi nënshkroi për “Clarets”, Broja tha: “Jam shumë i emocionuar që jam këtu si lojtar i Burnleyt.

Është një kohë vërtet pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier League. Mezi pres të filloj!”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img