Sunday, August 17, 2025

Vllaznia dhe Kruja, prag divorci. I pakënaqur nga minutat që po i jep tekniku Martini, futbollisti i 11-tëshes më të mirë të sezonit të kaluar, kërkon largimin nga kuqeblutë

Lexo

Vllaznia ka bërë shumë lëvizje gjatë verës në merkato në hyrje, por duket se ka prej atyre lojtarëve që nuk kanë plotësuar pritshmërinë e klubit shkodran. Një prej tyre është edhe mbrojtësi Arsid Kruja, i cili pak muaj pas kthimit “në shtëpi” por bëhet gati të largohet përsëri nga Shkodra.

“Panorama Sport” mëson nga burime pranë klubit se te Vllaznia nuk janë të kënaqur me rendimentin që ka shfaqur futbollisti në Europë, duke mos dhënë kontributin që pritej prej tij. Kjo është parë edhe në faktin se trajneri Martini filloi t’i reduktonte ndjeshëm minutazhin Krujës në ndeshjet e fundit të ekipit dhe në atë ndaj Vikingur në transfertë, e aktivizoi në pjesën e dytë dhe pastaj e largoi në shtesat e takimit.

Ndaj po mendohet prishja e kontratës mes palëve, duke e lënë Krujën të largohet si një lojtar i lirë për të gjetur ekip para startit të sezonit. Një vendim i papritur ky, duke llogaritur se Kruja ka qenë lojtari më i mirë i Superiores në bazë të të dhënave statistikore të grumbulluara nga “SofaScore”, me diferencë të thellë me të tjerët. Kjo ishte arsyeja pse afrimi i tij te Vllaznia u cilësua si një goditje e madhe për shkodranët, të cilët duket se tashmë kanë ndërruar mendje.

Endri ÇINARI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img