Sunday, August 17, 2025

Miqësorja, Vllaznia-Besa, sot ora 19:00 në “Loro Boriçi”. Pritet me interes debutimi i Kallakut tek kuqeblutë

Lexo

Vllaznia dhe Besa do të përballen mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku për kuqeblutë do të jetë miqësorja e fundit në prag të startit të Superiores, i cili nis të premten e ardhshme me superduelin e javës së parë, Vllaznia-Egnatia.

Në fakt, më herët, në kampin kuqeblu ishte deklaruar se miqësorja e luajtur të martë ndaj Kukësit do të ishte e fundit, por mesa duket stafi teknik me në krye trajnerin Martini e kanë parë të arsyeshme të bëjnë edhe një test shtesë.

Dhe, duke pasur përballë një skuadër cilësore si Besa e Kavajës e kategorisë së parë, pretendente serioze për Superiore, është momenti i duhur që Vllaznia të kolaudojë projektin e formacionit të parë.

Në miqësoren ndaj Kukësit u lanë pushim disa nga titullarët, si Gurishta, Krymi, Gjini, etj, të cilët në miqësoren me Besen, pritet të jenë në fushën e lojës.

Por, ajo që pritet me shumë intgeres nga tifozëria shkodrane ka bëjë me Sherif Kallakun, i cili edhe pse kondiderohet si blerja më e shtrenjtë e Vllaznisë nuk është shfaqur akoma në fushën e lojës.

Dhe, momenti duket se ka ardhur sot për të ndjekur Kallakun në stadiumin “Loro Boriçi” në përballjen ndaj Besës, për të marrë karikimin e duhur për të premten e ardhshme, kur, po në “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Egnatian për javën e parë të kampionatit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img