Vllaznia-Egnatia 2-0(Gurishta 18’, Bajrami 49’)
Vllaznia:Jukaj,Bajrami,Gjini,Kuros,Gurishta,Dros,Qato,Mala,Jago,Murataj,Balaj
Trajner:Edi Martini
Egnatia:Dajsinani,Fangaj,Poçi,Xhemajli,Ndreca,Aleksi,Fernando,Melo,Buriç,Gruda,Selmani Trajner:Edlir Tetova
Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Marjus Qose(Lushnje),Gerald Cenolli(Tiranë),Laver Alla(Lushnje) Var:Eldorjan Hamiti(Lezhë) Avar:Orlando Kuka(Tiranë) Delegat:Marjus Sulejmani(Tiranë) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)
Edicioni i 87-të i “Abisnet Superiore” ka nisur me një ndeshje mes dy skuadrave të cilësuar si pretendente për titullin,atyre që në fakt luftuan për trofeun në sezonin e kaluar Vllaznisë dhe Egnatias. Dhe shkodranët u hakmorën për atë finale të humbur,duke mposhtur rrogozhinasit me shifrat 2-0 në “Loro Boriçi”.
Ndeshja
Në minutat e para është Vllaznia që kërkon të hidhet në sulm dhe në dy momente shfaqet rrezikshëm me mbrojtësin Gurishta dhe mesfushorin e avancuar Murataj por pa ja dal të gjejnë rrugën e rrjetës.
Egnatia në zbritjen e saj të parë në zonën vendase kërkon 11-metërsh pas rrëzimit të sulmuesit Gruda në hyrje të zonës por kryesori Maletaj nuk është i këtij mendimi.
Më pas Xhemajli i ardhur në ndihmë të sulmit për Egnatian kërkon të surprizoj portierin Jukaj por nuk ja del sepse ndalet nga anësori pas pozicionit jashtë loje.
Goli vinte rrotull dhe pikërisht Vllaznia do të gjente rrugën e rrjetës pas goditjes së këndit,topi i ardhur në shtyllën e dytë gjen saktë mbrojtësin Gurishta që me kokë e çon topin në rrjetë.
Përgjigjet menjëherë Melo për Egnatian por Jukaj ndal gjithçka. Në minutën e 23-të Edi Martini ndëshkohet me karton të kuq,ndërsa në minutën e 34-të Balaj kishte mundësinë për ti çuar shifrat në 2-0,por humbet befasisht penalltinë e fituar nga Murataj në dyluftim me mbrojtësin Poçi.
Pas penalltisë së humbur nga Vllaznia është Egnatia që mer zemër Fernando bënë gjithçka mirë por në fund goditja e tij është e gabuar.
Vllaznia ka dy momente të mira në minutat e fundit të pjesës së parë me mesfushorin Mala dhe kapitenin Balaj,por goditja e tyre është e gabuar.
Me shifrat e ngushta 1-0 për Vllazninë është mbyllur pjesa e parë për vendasit,aty ku vendosi goli i mbrojtësit Gurishta në minutën e 18-të.
Pjesa e dytë
Pjesa e dytë nis me të njëjtën tablo me të dyja skuadrat që s’duan të humbasin asgjë. Pikërisht Vllaznia përfiton duke gjetur golin e dytë të saj pikërisht me mbrojtësin Bajrami i ardhur në ndihmë të sulmit,pas krosimit në zonë mbrojtësi godet saktë duke mposhtur portierin Dajsinani për herë të dytë.
Egnatia përveç dy golave të pësuar mbetet edhe me 10 futbollist pasi Uotlai i futur në pjesën e dytë ndëshkohet me dy kartonë të verdhë dhe lë fushën e lojës duke lënë Egnatian me një lojtar më pak.
Minutat që kalojnë i bëjnë ekipet edhe më shumë nervoze aq sa kryesori Maletaj nuk ngurron të nxjer nga xhepi i tij kartonin e verdhë. Ndërsa pas disa minutash të qeta është Vllaznia që tenton me Gjinin por nuk ja del të çoj topin në kuadrat,ndërsa dhe Fernando në kampin e Egnatias bënë të njëjtën gjë.
Dy trajnerët si Borshi për Vllazninë dhe Tetova për Egnatian kryejnë zëvendësime të shumta dhe pikërisht është Jahaja për Egnatian i sapofutur në fushë që tenton të vërë në vështirësi portierin Jukaj por goditja e sulmuesit të Egnatias është e lehtë dhe pa rrezikuar portën vendase.
Minutat e fundit dhe pesë minutat e shtesës në fundin e kohës së rregullt sjellin disa inkursione nga lojtarët e të dyja skuadrave por që nuk ndryshon asgjë duke u mbyllur gjithçka me shifrat 2-0 në favor të Vllaznisë e cila hakmerret pas finales së humbur në muajin maj ku Egnatia e mundi me shifrat 4-0 në finalen e titullit kampion të sezonit të kaluar.
Fatos Lamaj