Thursday, November 20, 2025

Dëmtohet portjeri Aron Jukaj. Kombëtarja U-21, humb miqësoren me Zvicrën, por humb edhe gardianin shkodran që largohet fusha e lojës në të 81’. Në dyshim aktivizimi i tij me Vllazninë të shtunën ndaj Partizanit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Zvicër U21-Shqipëri U21,  2-1(Shënues: Liam Chipperfield 27’, Dircssi Ngonzo 81’ / Aidon Shehu 65’)

Formacioni i Shqipërisë: Aron Jukaj (C), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Feta Fetai, Burak Alili, Rrok Toma, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Enes Osmani, Besar Gudjufi. Trajner: Alban Bushi

Kombëtarja shqiptare U-21 luajti miqësoren e dytë të shtatorit ndaj Zvicrës në stadiumin “Brügglifeld” të Aaraut. Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 2-1. Golin e Shqipërisë e realizoi Aidon Shehu.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Aron Jukaj (C), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Feta Fetai, Burak Alili, Rrok Toma, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Enes Osmani, Besar Gudjufi.

Zvicra gjeti golin në minutën e 27-të pas një gabimi në mbrojtje. Liam Chipperfield i dha avantazhin helvetëve.

Shqipëria i shkoi shumë pranë barazimit në minutën e 38-të me Elton Fikajn, por goditja e mbrojtësit u ndal nga traversa. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë nisi me dy ndryshime për Shqipërinë. Trajneri Bushi aktivizoi Rashicën dhe Përndrecën, ndërsa nga loja dolën Gudjufi dhe Osmani.

Kuqezinjtë dominuan lojën në pjesën e dytë dhe në minutën e 65-të barazuan rezultatin me Aidon Shehun, i cili realizoi një gol spektakolar me një goditje fantastike nga jashtë zone.

Zvicra mori sërish avantazhin në minutën e 81-të me Dircssi Ngonzo. Pikërisht në momentin e pësimit të golit të dytë, portjeri Aron Juka, ka pësuar një dëmtim të rëndë në shpatull pas përplasjes me shtyllën pingule të portës së tij. Dëmtim ky, që pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, Juka ka lënë fushën e loljës. Rreth dhjetë minuta nga fundi i saj. Rasti në fjalë ka shqetësuar jo pak stafin teknik kuqeblu kur ditën e shtunë, Vllaznia do përballet me Partizanin në “Loro Boriçi” për javën e tretë të Superiores, dhe Juka, i cili në dy javët e para të kampionatit ishte titullar, nuk dihet saktësisht sesi do të jetë gjendja e tij.

Sa i përket, minuta të mbetura në miqësores së Zvicrës, djemtë kuqezi tentuan deri në fund për të barazuar dhe i shkuan shumë pranë në minutën e 90-të, por goditja e Përndrecës kaloi ngjitur me shtyllën. Ndeshja në fund u mbyll me fitoren e Zvicrës U-21 me rezultatin 2-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img