Wednesday, September 10, 2025

Shqipëri-Letoni, gati për start. Trajnerët Silvinjo dhe Paolo Nikolato, zyrtarizopjnë formacionet

Lexo

Shqipëri-Letoni, nis pas pak, ora 20:25 në stadiumin “Air Albania”, takim  ky i vlefshëm për Kualifikueset e Kupës së Botës. Një duel ky shumë i rëndësishëm për të dy ekipet, dhe veçanarisht për Shqipërinë, e cila futet në fushë për të marrë fitoren, sepse nisur nga pozitat në grup, asnjë rezultat tjetër përpos fitores tre pikëshe, nuk i bën punë Shqipërisë.

Ndërkohë që skuadrat janë në nxemje e sipër në qilimin e blertë të “Air Albania”, trajnerët kundërshtarë, Silvinjo i kuqezinjëve dhe Paolo Nikolato i Letonisë kanë zyrtarizuar formacionet e para.

Në kampin kuqezi, Silvinio ka hedhur në fushë një formacion me shumë ndryshme nga ai  pak ditëve më parë në miqësoren me Gjibraldarin.

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Bajrami, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo

LETONIA: Zviedris, Jurkovskis, Melniks, Çernomordijs, Balodis, Ciganiks, Varslavans, Vapne, Zelenkovs, Daskevics, Sits.
Trajner: Paolo Nikolato

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img