Friday, September 12, 2025

Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, takim me homologun e tij Nasser Al Khealifi, President i Paris Saint-Germain. Pritet bashkëpunimi mes dy klubeve

Lexo

KF Vllaznia dhe Paris Saint-Germain, pritet të kenë një bashkëpunim të afërt mes tyre. Një gjë e tillë është vendosur në një takim që Presidenti i kuqebluve Alban Xhaferi zhvilloi ditën e djeshme në Tiranë me homologun e tij të Paris Saint-Germain, Nasser Al Khealifit.

Kjo, nuk është hera e parë që dy presidentët takohen me njëri tjetrin, sepse një gjë e tillë ka ndodhur edhe më herët në një aktivitet europian.

Por, këtë radhë, duke marrë pjesë në takimin e Shoqatës Europiane të Klubeve – ECA, të drejtuar nga CEO-ja z. Nasser Al-Khelaifi, zhvilluar për herë të parë në Shqipëri në kuadër të mbledhjes së përbashkët me UEFA-n që është një moment i rëndësishëm për futbollin europian dhe një mundësi e madhe për klubet shqiptare, dy presidentët gjetën rastin të zhvillojnë një tjetër takim dypalësh.

Nga sa bëhet e ditur, dy presidentët kanë folur për një bashkëpunim të afërt mes të dy klubeve. Për këtë, në shenjë respekti dhe miqësie, Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi i dhuroi z. Al-Khelaifi fanellën kuqeblu të klubit shkodran, më i vjetri në historinë e futbollit shqiptar – ngjyra këto që ndërthuren edhe me ato të Paris Saint-Germain – me një mesazh të posaçëm të shkruar në krah të saj.

Krahas kësaj, njëshi i klubit kuqeblu e ka ftuar homologun e tij për një vizitë në qytetin e Shkodrës, gjë e cila është pritur me kënaqësi nga kreu i klubit parizien, realizimi i së cilës do të shtonte mundësinë e konkretizimit të një bashkëpunimi të afërt mes dy klubeve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img