Kategoria e Parë do të rikthehet sërish në fundjavë për të luajtur ndeshjet e saj,me duele mjaftë interesante.
Saktësisht të premten dhe të shtunën,ku skuadrat do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së katërt të kampionatit.
Tre ndeshje jan programuar për të premten dhe po kaq sfida për të shtunën.
Kështu do të sfidohen mes tyre Burreli-Besa,Laçi-Korabi dhe Pogradeci-Skënderbeu duele këto që do të jan programuar për të premten në orën 16:00.
Ndërkohë në po të njëjtën orë do të luhen tre ndeshjet e tjera ditën e shtunë.
Apolonia pret Kastriotin,Kukësi luan në transfertë ndaj Ilirisë,ndërsa dueli tjetër është Lushnja-Luftëtari.
Kalendari i Javës së katërt Kategoria e Parë
Të premten
Burreli-Besa(16:00)
Laçi-Korabi(16:00)
Pogradeci-Skënderbeu(16:00)
Të shtunën
Lushnja-Luftëtari(16:00)
Iliria-Kukësi(16:00)
Apolonia-Kastrioti(16:00)
Fatos LAMAJ