Ekipi i Vllaznisë në shah ka bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë, ekipore, të zhvilluara në ambientet e Pallatit të Sportit “Ramzan Njala” të Durrësit.
Në rivalitet me ekipet e tjera pjesëmarrëse: “Lezha”, “Kukësi”, “Teuta B”, “Elbasani”, “Valbona”, “Lushnja” dhe “Apollonia”, “Vllaznia” e drejtuar nga trajneri Erjon Temali, i cili njëherazi kontribuan edhe si lojtar, u shpall kampione e Shqipërisë.
Formacioni i Vllaznisë në këtë aktivitet përbëhej nga Bernard Leka në tavolinën e parë me 2 fitore, 2 barazime 3 humbje, Erion Temali tavoline e dyte, 5 fitore 2 barazime, Sadi Neza tavoline e trete, 5 fitore 1 barazim 1 humbje, Ndoc Baqli tavoline e katert, 7 fitore.
Gara u zhvillua ne sistem rrethi ekipor të mbyllur, me 7 raunde, në formatin 15+10 rapid dhe secili ekip përfaqësohej nga 4 tavolina. Loja u zhvillua me rivalitet të fortë, deri në fund dhe për këtë, duhen përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit!
Në përfundim të garës, vendin e parë e meritoi ekipi “Vllaznia”, që fitoi të gjitha match-et, me kapiten Eduard Hoxha dhe përbërjen: Bernard Leka, Erjon Temali, Ndoc Baçli, Sadi Nezaj-Vllaznia Shah
Në vendin e dytë u rendit “Kukësi”: 5 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim, me kapiten Ali Cenaj dhe përbërjen: Kreshnik Jaku, Ali Cenaj. Avni Krasniqi, Fadil Petiku.
Dy ekipet e para, fituan të drejtën për të luajtur në Superligën shqiptare që do të zhvillohet në Gjirokastër gjatë muajit nëntor. Lojtari më i mirë i kësaj gare u shpall tavolina e parë e “Kukësit”: Kreshnik Jaku, me 7 fitore nga 7 ndeshje.
Klasifikimi përfundimtar: 1. “Vllaznia” 14 pikë. 2. “Kukësi” 11 pikë, “Lushnja” 8 pikë, “Lezha” 7 pikë, “Valbona” 6 pikë, “Apollonia” 5 pikë. “Elbasani” 4 pikë, “Teuta B” 1 pikë.
Gaspër MARKU