Thursday, September 18, 2025

Hidhet shorti, ky është kalendari i plotë i kampionatit të vajzave për edicionin futbollistik 2025-2026. Derbi shkodran, Vllaznia-Atletik Club Shkodra, në javën e parë

Lexo

U hodh këtë të martë në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për sezonin e ri të kampionatit kombëtar të futbollit të vajzave 2025/2026 që është planifikuar të nisë më 27 shtator.

9 ekipet pjesëmarrëse kanë mësuar nga goglat rivalet e tyre për 18 javët e këtij edicioni. Në këtë edicion të ri të kampionatit të vajzave nuk do të jetë pjesë ekipi i Tiranës.

Kampionati kombëtar i vajzave do të zhvillohet i ndarë në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë në total 16 ndeshje.

Kalendari i javës së parë ka në program derbin shkodran, Vllaznia-Atletik Club Shkodra

Java e parë e kampionatit të vajzave, 27 shtator 2025:

Vllaznia – Atletik Club

Kinostudio – Gramshi

Lushnja – Teuta

Egnatia – Apolonia

Partizani* pushim

Kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 3 maj të vitit 2026. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 16-31 maj 2026.

Kategoria Superiore Vajza – Kalendari i plote i edicionit 2025-2026

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img