Monday, January 19, 2026

Dinamo City, humb shkëlqimin. Edhe pse me një futbollist më shumë, barazim pa gola me Bylisin, i cili që nga minuta e 67-të luajti me një futbollist më pak

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dinamo City-Bylis  0-0

Dinamo City duket se ka humbur shkëlqimin e saj. Ndryshe nga përformanca në Kupat e Europës, apo edhe në përballjen me Vllazninë, takim të cilin  e fitoi 3-1, blutë kanë lëshuar jo pak në ndeshjet e fundit.

Sfida e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”, u mbyll në barazim pa gola, 0-0. Në fushë u pa një Bylis, i cili bëri një paraqitje të mirë, duke krijuar disa raste të rrezikshme për shënim.

Megjithatë, momenti më i vështirë i takimit ishte në minutën e 67-të, kur skuadra ballshiote mbeti me 10 lojtarë, pasi Peralta u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Bylisi i drejtuar nga tekniku Mirel Josa kësaj, luftoi heroikisht për të mbrojtur rezultatin edhe për të shënuar edhe pse me një lojtar mangut dhe arriti të largohet me një pikë nga kryeqyteti.

Nga ana tjetër, Dinamo bëri përpjkejet e saj maksimale për të zhbllokuar rezultatin, por pavarësisht rasteve të krijuara, nuk arriti të dërgojë topin në rrjetën ballshiote.

Tre pikët e marra ndaj Vllaznisë dhe ky barazim i sotëm, e çojnë Dinamon në kuotën e katër pikëve në katër ndeshje.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img