Me Erdenis Gurishten të pezulluar si pasojë e kartonit të kuq të marrë javën e kaluar ndaj Teutës, dhe me portjerin Jukaj, Kuro, Qato, por edhe Bismark me probleme dëmtimesh, teknikut Edi Martini i duhet të modifikojë formacionin e parë anti Vora me lojtarët e tjerë që ka në dispozicion.

Në portë, do të vijojë të jetë gjermani Pohls, për të vijuar me repartin e prapavijes, ku janë Gjini, Bajrami, të cilëve pritet t’i bashkohet edhe Krymi, por gjithnjë duke pasur edhe alternativa të tjera me Salen e Pusin.
Mesfusha, pritet të ketë në përbërje Dros, Kallaku, Murataj duke përfshirë edhe krahët e mesfushës ku priten të jenë Mala dhe Jago, ndërkohë që vijën e parë sulmuese, kapiteni, Bekim Balaj së bashku me Kastratin.
Pak a shumë, ky është projekti i formacionit të parë, pavarësisht se në momentet e fundit stafi teknik mund të bëjë ndonjë lëvizje tjetër që mund të shikohet e arsyeshme.
Ajo çfar është konstatuar gjatë të gjithë seancave stërvitore të kësaj pragndeshje, në radhët e skuadrës vërehet një mobilizim dhe karikim maksimal i të gjithëve për rezultat pozitiv, ku në këtë rast, objektivi është vetëm fitorja.



