Fitorja e derbit me Partizanin, presidenti Refik Halili zbret nga tribuna në dhomat e zhveshjes-Falenderim dhe premio 20 mijë Euro për futbollistët e stafin

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

“Erdha t’ju falënderoj, me durim ia arritëm të fitojmë ndeshjen. Do ju thosha që është një ndeshje që e presin tifozët, të gjithë se është një luftë sportive e hershme.

Unë shpresoj që ne të ecim drejt kësaj rruge. Kemi tre ndeshje shumë të rëndësishme për të mbyllur fazën e parë. Më besoni që testi juaj dhe i yni si klub, janë tre ndeshjet e ardhshme që kemi për të mbyllur fazën e parë.

Sa i përket asaj që pritni, ne po bëjmë një premio sot që do të jetë 20 mijë euro. Ju falënderoj të gjithëve pa përjashtim dhe në veçanti do të falënderoja, pa i mbetur hatri askujt, Tabeku për grintën dhe djalin këtu (Voglin) që duhej të merrni shembull. Dhe falënderimi më i madh i juaj për mua, do jetë kur nga akademia të fusim dy lojtarë që të luajnë gjithmonë. Shpresojmë të gjithë bashkë të bashkohemi e ecim para, të vendosim emrin e klubit tonë ku i takon”, tha Halili para lojtarëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – ...

Besa-Oriku 3-0(shënues:Danaj 34',77',Cereni 85') Besa:Abdullahu,Kofi,Abdulai,Neto,Zekolli,Danladi,Marku,Spahiu,Guhacaj,Prengaj,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Gjipali,Oliveira,Mezani,Ekoro,Shkreli Trajner:Sherif Idrizaj Gjyqtare:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore...
- Advertisement -spot_img