Friday, October 17, 2025

(Video) Basket Meshkuj-Vllaznia e nis mbarë kampionatin. Mund thellësisht Flamurtarin 99-70. Spikasin Julian Bryant 23 pikë, Arnold 19 dhe Thomas 15 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Flamurtari 99-70(23-17, 29-18, 28-19, 19-16)

Vllaznia: Robert Shestani©, Justin Thomas, Ashton Parker, Arlando Arnold, Sead Kopliku, Edrion Kuçi, Julian Bryant, Sidrit Piranej, Bujar Tafa, Jordi Preka, Aron Kruja, Rail Bajana. Trajner: Eni Lazani, Antonio Shabani, Roni Gjeçaj.

Vllaznia e koshit për meshkuj e ka nisur mbarë Kampionaitn Kombëtar të Superligës, teksa në javën e parë ka fituar me një rezultat të thellë ndaj Flamurtarit.

Një ndeshje e dominuar plotësisht nga ana e kuqebluve, të cilët që nga minuta e parë dhe deri në fund të takimit kanë spikatur në lojë dhe rezultat.

23 me 17 është mbyllur perioda e parë në favor të Vllaznisë, ndërkohë që edhe dhjetëminutëshi i periodës së dytë ka vijuar me të njëjtin dominim, madje nga plus 5 që ishte diferenca e periodës së parë, në të dytën u rrit në plus 11(29-18), duke bërë që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së parë me avantazhin e kuqeblu 52-35.

Pas kthimit në fushën e lojës, Vllaznia vijon me të njëjtin ritëm çka e tregojnë edhe shifrat fituese të periodës së tretë 28-19 duke e thelluar akoma më shumë diferencen në plus 26.

Avantazhi i thellë i kuqebluve i jep mundësi trajnerit shkodran Eni Llazani të hedhë në fushën e lojës edhe lojtarët e rinj, të cilët siç e ka deklaruar edhe vetë ai në prag të sezonit, kanë vemendjen e tij dhe të shoqatës së basketbollit për rritjen e tyre cilësore. Vlerësimet më të mira për Sead Koplikun, Jordi Preken, Edrion Kuçin, Bujar Tafën, Sidrit Piranajn, Raili Bajamen, por, ndër to, të paktën për periodën e katërt, spikatjen më të madhe e ka bërë Aron Kruja.

19 me 16 janë shifrat e periodës së katërt në favor të Vllaznisë, që duke i shtuar edhe ato të tre periodave të mëparshme, rezultati përfundimtar është Vllaznia 99 dhe Flamurtari 70.

Pikëshënuesit më të mirë të Vllaznisë në këtë ndeshje, ishin:  Julian Bryant 23 pikë, Arlando Arnold 19 pikë dhe Justin Thomas 15 pikë. Ndërkohë, në radhët e Flamurtarit spikati Jalyn Ëilliams me 26 pikë.

Për t’u theksuar është se në sfidën ndaj Flamurtarit, Vllaznisë i munguan dy basketbollistët titullarë, shqiptato-amerikani Klajdi Kiri 2.08 cm i gjatë, si dhe amerikani tjetër, Parker, të cilët, vuajnë dëmtimet e ndeshjet së Superkupës javën e kaluar me Besëlidhjen.

(Video) Pamje nga ndeshja e basketit meshkuj, Vllaznia-Flamurtari 99-70(Perioda e katërt, e plotë).

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img