Prononcimi i kapitenit kuqezi Berat Gjimshiti, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, 0-1
“E rëndësishme sot të fitonim këtë ndeshje. Presioni, edhe pse nuk e themi ka qenë shumë i lartë. Më i lartë se ndeshja në Shqipëri. Kemi pasur njëfarë ndjenje për fitore, presioni rritej.
Po e përshkruaj si e kam ndjerë. Në Shqipëri jo edhe aq shumë sepse kemi bërë grup të mirë. Për mua personalisht doja ta fitoja. Presion më i lartë se në finalen e Europa League. Samardziç e takova pas ndeshjes, tha keni super skuadër, luanim shumë mirë teknikisht. Ka qejf futbollin teknik, prandaj bëri komplimentet.
Ndoshta fillimi pak, nervoziteti, 10 minuta. Pastaj 1-2 pasime të mira, merr vetëbesim. Besoj të gjithë çunat e meritojnë sot për të festuar sepse ka qenë fitore shumë e madhe.
Komplimente për Ajetin, ka qenë për një kohë jo në Kombëtare. Çdo herë që vjen është gati, e njoh që 15 vjeç. Kemi luajtur edhe kundër.
Përshëndes tifozët dhe i falenderojmë për mbështetjen, janë më të mirët. Sot festë e madhe jo vetëm në Shqipëri, por gjithkund. Sot na kanë shikuar nga të gjitha vendet. Nuk e preka telefonin, vetëm familja.
Gruaja? Gruaja është me mua”, u shpreh Gjimshiti për “Klan TV”.



