Wednesday, October 29, 2025

(Video) Superliga Volej Meshkuj-Emocione pa fund në supersfidën Vllaznia-Partizani. Të kuqtë fitojnë me set final, 13-15

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Partizani  2-3(22-25, 26-24, 15-25, 25-21, 13-15)

Vllaznia dhe Partizani, dueli i javës së gjashtë të Superligës Volejboll Meshkuj, ka dhuruar spektakël. Sfida e luajtur këtë fundjavë në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës u karakterizua nga një lojë plot rivalitet, emocione, dhe pse jo, edhe dramacitet, kur kemi parasysh se fituesi i kësaj ndeshje u përcaktua me set final, dhe me vetëm dy pikë diferencë.

Partizani potent i volejbollit shqiptar, fitues i shumë trofeve e kërkoi fitoren që në fillim, kur mori setin e parë me shifrat 22-25.

Por, kuqeblutë vendas, të cilët në këtë sezon sportiv e kanë nisur mjaft mirë me katër fitore radhazi duke u ndalur vetëm në javën e pestë në kryeqytet nga Tirana, kundrapërgjigjen duke fituar setin e dytë me shifrat 26-24.

Partizani merr përsëri avantazhin 2-1 teksa fiton setin e tretë 15-25, duke gjetur sërishmi kundrapërgjigjen e Vllaznisë, e cila fiton të katërtin 25-21 duke e çuar ndeshjen me set final.

Një set ky, që falë edhe entuziasmit të tifozërisë shkodrane e pranishme në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” merr ngjyrat e një spektakli.

Rivaliteti dhe avantazhi nga njëra skuadër tek tjetra shkon deri tek pika e 13-të, dhe pikërisht aty, falë dy-tre gabimeve të kuqebluve, Partizani, falë edhe kualiteteve që ka në skuadër e mbyll serin 13-15 duke e fituar të gjithë ndeshjen, 2-3.

Në prononcimet e dhëna pas ndeshjes, trajneri i Partizanit Ylli Tomorri dhe volejbollisti Krist Martiro, u shprehën të kënaqur për fitoren, por nga ana tjetër pranuan se në këtë ndeshje skuadra e tyre nuk u shfaq në nivelet e takimeve të mëparshme.

Ndërsa, për kapitenin e Vllaznisë, Nikolin Qafarena, i cili në këtë ndeshje sakrifikoi duke u aktivizuar me probleme dëmtimi, kuqeblutë me pak kujdes mund ta fitonin këtë sfidë, por gjithësesi garantoi se në vazhdimësinë e kampionatit, Vllaznia do të vijojë të jetë një skuadër pretendente për trofe.

(Video) Prononcimet e plota të trajnerit të Partizanit Ylli Tomorri dhe volejbollistit Krist Martiro, të kapitenit të Vllaznisë Nikolin Qafarena, si dhe pamje nga ndeshja, seti i dytë, tretë, katërt dhe pestë, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img