Sunday, December 7, 2025

Kategoria e Parë-Sot, luhet Java e shtatë. Të gjitha takimet nisin në orën 14:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kategoria e Parë rikthehet ditën e sotme me ndeshjet e javës së shtatë,që premtojnë përballje interesante.  Kukësi-Laçi është një nga përballjet interesante të kësaj jave,Kukësi vjen pas ndryshimeve në pankinë dhe pas oshilacjoneve nga java në javë,do të gjej përballë Laçin që kërkon të mos i ndahet Skënderbeut kryesues.

Luftëtari-Skënderbeu rikthehet të luhet pas pesë vitesh madje kjo është një ndeshje që gjithmonë ka premtuar spektakël pasi në 26 ndeshje vetëm në një rast përballja mes tyre ka përfunduar pa gola.

Besa-Pogradeci dy skuadra që ende nuk jan në shinat e duhura nga ajo çfar tifozët e të dyja skuadrave presin.

Besa vjen pas tre barazimeve dhe tre humbjeve në javët e kaluara,ndërsa Pogradeci ka 2 fitore 2 barazime dhe 2 humbje,ndërsa të dielën të dyja skuadrat do kërkojnë ti prishin punë njëra-tjetrës.

Kastrioti që po has vështirësi në kampionat do të pres Ilirinë e ardhur nga Kategoria e Dytë dhe që këtë sezon duket se po bënë mirë.

Në ndeshjet e tjera Korabi pret Lushnjen në shtëpi,ndërsa Apolonia përballet po në shtëpi me Burrelin,dy ndeshje që pritet të jenë mjaftë të luftuara për vet objektivat që skuadrat kan.

Kalendari i Javës së shtatë të Kategorisë së Parë

Kukësi-Laçi(14:00)

Luftëtari-Skënderbeu(14:00)

Besa-Pogradeci(14:00)

Kastrioti-Iliria(14:00)

Korabi-Lushnja(14:00)

Apolonia-Burreli(14:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img