Sunday, January 18, 2026

Samuel Nikaj, trajneri më i mirë i javës së 7-të të Kategorisë së Parë. Teknikët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacioni & trajnerin më të spikatur

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas përfundimit të javës së 7-të të sfidave të Kategorisë së Parë, teknikët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen dhe trajnerin më të spikatur të kësaj jave.

Trajneri më i mirë është vlerësuar Samuel Nikaj i Burrelit, pas fitores 1-2 në transfertën e Fierit kundër Apolonisë.

Sakaq, formacioni i kësaj jave sipas skemës 4-2-3-1 përbëhet nga:

Jurgen Mehidri i Korabit në portë. Vijën difensive e përbëjnë katër mbrojtësit: Vangjel Zguro (Pogradeci), Diamond Ëallace (Korabi), Dëonfour (Skënderbeu), Amri Kallaku (Iliria).

Para vijës së mbrojtjes rreshtohen Henrik Nerguti i Laçit dhe Donald Mëllugja i Burrelit.

Në mbështetje të sulmit janë tre lojtarët: Edmond Hoxha i Kastriotit, Migone i Besës dhe Olsi Myrta i Laçit.

Në majën e sulmit spikati sulmuesi i Burrelit, Igli Rrapi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img