Gjashtë ekipe do të zbresin në fushë dhe do të sfidohen mes tyre në orën 14:00. Në “Kukës Arena” do të përballen Kukësi dhe Luftëtari,ku të dyja ekipet do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat,e cila ju mungon prej disa javësh.
E luftuar do të jetë edhe sfida mes Laçit dhe Burrelit,përballje kjo që do të luhet në Laç.
Kurbinasit do të luajnë vetëm për tre pikët,për të mbajtur hapin e Skënderbeun dhe për ti rimar Ilirisë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
Ndërkohë takimi i fundit i ditës së sotme do të jetë mes Pogradecit dhe Kastriotit.
Vendasit prej dy javësh nuk e njohin fitoren,ndërsa krutanët do të luftojnë për tre pikët e para në këtë kampionat.
Kalendari i javës së tetë të Kategorisë së Parë
Dje
Iliria – Korabi 2-1
Lushnja – Apolonia 0-1
Skënderbeu – Besa 1-0
Sot
Pogradeci – Kastrioti 25.10.2025 14:00
Kukësi – AF Luftëtari 25.10.2025 14:00
Laçi – Burreli 25.10.2025 14:00
Fatos LAMAJ



