Ballina Ekipet Kombëtare UEFA Development U-15/ Trajneri Genti Mahmuti publikon listën me 20 lojtarë

UEFA Development U-15/ Trajneri Genti Mahmuti publikon listën me 20 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-15 ka nisur grumbullimin zyrtar në kuadër të turneut zhvillimor UEFA Development U-15, që do të zhvillohet në vendin tonë nën organizimin e Federatës së Futbollit.

Trajneri i kuqezinjve, Genti Mahmuti, ka ftuar 20 lojtarë për këtë turne. Një pjesë e skuadrës përbëhet nga lojtarë që luajnë në kampionatin vendas dhe janë pjesë e akademisë së FSHF-së, “Elite Youth Academy”, ndërsa pjesa tjetër vjen nga klube jashtë vendit si Empoli, Wolves, Lazio, Pontedera, FC Augsburg, FC Delco, Atalanta dhe Sudtirol.

Në këtë turne marrin pjesë gjithashtu Kosova U-15, Maqedonia e Veriut U-15 dhe Armenia U-15.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Armenisë më 29 tetor, në orën 14:00. Në të njëjtën ditë do të përballen edhe Maqedonia e Veriut me Kosovën, në orën 10:30.

Ndeshjet e dyta do të zhvillohen më 31 tetor. Shqipëri – Maqedoni e Veriut është e programuar në orën 14:00, ndërsa Kosovë – Armeni në orën 10:30.

Takimet e fundit të turneut UEFA Development U-15 do të luhen më 3 nëntor. Shqipëri – Kosovë është programuar në orën 14:00, ndërsa Armeni – Maqedoni e Veriut në orën 10:00.

Më poshtë lista e ekipit Kombëtar U-15:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu