Sunday, November 24, 2024

Futboll Kategoria Superiore U-21 / Vllaznia fiton në transfertë me Laçin dhe i merr vendin e dytë. Bylis shpallet kampion i edicionit 2020-2021!

Lexo

Kampionati i 21 vjeçarëve luajti sot javën e fundit kur ndër çiftet më të rëndësishme ishte ai i luajtur në Laç mes ekipit vendas dhe Vllaznisë udhëtuese. Ballafaqimi në fjalë vlente për vendin e dytë, pasi vendin e parë dhe titullin kampion e siguroi javën e kaluar Bylis me fitoren e regjistruar në Shkodër ndaj Vllaznisë. Skuadrës vendase i shërbente edhe barazimi për të mbajtur pozitat e nënkampiones, por kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kanë treguar një mobilizim dhe shpirt gare si asnjëherë tjetër duke e fituar ndeshjen me rezultatin 0-1.

Duket se edhe lëvizjet në formacion duke aktivizuar nga minuta e parë deri në fund të ndeshjes mesfushorin Klevis Bebeziqi që është bërë pjesë e kuqebluve në fazën e dytë, ka dhënë ndikimin në këtë ndeshje cilësore të Vllaznisë.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0, ndërkohë që në 45 minutat e dyta, skuadra kuqeblu e shton së tepërmi lojën sulmuese në kërkim të golit të avantazhit dhe këtë e arrin në minutën e 68-të me anë të golashënuesit më të mirë të saj, Mehdi Çoba.

0 me 1 për Vllazninë, rezultat, i cili qëndron në fuqi deri në fund të takimit duke bërë që kuqeblutë të largohen nga Laçi me një fitore shumë të rëndësishme. Fitore kjo, e cila barazon me pikë të dyja skuadrat, por që me ndeshjet direkte më pozitive vjen rrokada në renditje duke zbritur Laçin në vendin e tretë dhe pozicionuar Vllazninë si nënkampione të Shqipërisë.

Ndërkohë, skuadra kryesuese Bylis, duke mundur sot Dinamon me shifrat e thella 4-0  u shpall zyrtarisht kampion për këtë sezon futbollistik. Protagonist absolut i 90 minutave ka qenë Spahiu, i cili realizoi tre gola për Bylisin, ndërsa goli i katërt është realizuar nga Hajdëraj. 21-vjeçarët mallakastriotë grumbulluan 63 pikë, duke blinduar kreun.

Në përfundim të ndeshjes në kompleksin stërvitor “Bylis” u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të titullit dhe medaljeve për lojtarët, me Bylisin që shkruan emrin me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar duke qenë se janë fituesit e parë të këtij kompeticioni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img