Thursday, October 30, 2025

(Video) Sfidoi Qipron 3-0, trajneri shkodran i Kombëtares së vajzave, Armir Grima: Jam shumë krenar për vajzat, e merituam qëndrimin në Ligën B! UEFA Nations League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka siguruar qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League, pas fitores me rezultatin 3-0 ndaj Qipros në ndeshjen e dytë play-out, të zhvilluar në “Air Albania”.

Një paraqitje e shkëlqyer e vajzave kuqezi, që dominuan ndeshjen dhe vulosën një fitore të merituar me golat e Qëndresa Krasniqit, Mesuare Begallos dhe Megi Doçit.

Pas takimit, trajneri Armir Grima u shpreh shumë i kënaqur me performancën e skuadrës dhe suksesin e arritur, duke vlerësuar shpirtin garues dhe punën e vajzave.

Qëndrimin në Ligën B, si e komentoni këtë sukses? – Jam shumë i kënaqur. Është diçka që ne e kemi merituar, nuk është se e morëm padrejtësisht, është një fitore që mund ta bënim edhe në Qipro, ndoshta me dy-tre gjëra të vogla, sepse edhe atje kemi luajtur shumë mirë. Kemi humbur shumë raste dhe e ndërlikuam pak ndeshjen e kthimit, por unë jam shumë i lumtur për vajzat. Këto vajza e meritojnë. Kanë dhënë shumë për këtë fanellë dhe po japin akoma shumë. Jam shumë krenar për vajzat që kam.

E ardhmja e ekipit Kombëtar të vajzave? – Grupi B është i vështirë. Na duhet shumë punë për të qëndruar te ky grup. Do të mundohemi të afrojmë edhe vajza të tjera. Jemi në vëzhgim. Shpresoj që në dy ndeshjet që kemi në Turqi të kemi një pjesë të këtyre vajzave që ne kemi biseduar dhe do t’i shohim te ndeshjet që kemi atje, se sa të vlefshme janë për t’u bashkuar me grupin dhe për ta bërë grupin më cilësor. E dimë që na presin ndeshje shumë të vështira.

Fitorja 3-0 ndaj Qipros, çfarë të pëlqeu? – Ajo që ishte kryesorja dhe që e kërkuan gjatë gjithë lojës ishte grinta. Kjo është diçka që na karakterizon dhe na mungoi realisht në ndeshjen e parë. Sot luajtën me atë grintë që dinë vajzat, me atë dëshirë që kanë për ta fituar ndeshjen. Dolëm te loja që donim ne. Besoj që ishte një lojë e pëlqyeshme edhe për njerëzit që ishin në stadium.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img