Sunday, December 7, 2025

FSHF organizon në Dhjetor “Open Stage” me futbollistët shqiptarë të vitlindjes 2009–2012, që jetojnë në Europë, SHBA & kudo në botë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë në muajin dhjetor aktivitetin “Open Stage”, me futbollistët e rinj shqiptarë që jetojnë në Europë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë.

Ky aktivitet do të shërbejë për vlerësimin e lojtarëve të rinj shqiptarë të moshave 2009–2012, të lindur dhe rritur në shtete të ndryshme të Europës dhe botës, dhe organizohet nga Drejtoria Teknike dhe Departamenti i Skautimit në FSHF.

Seancat do të mbahen në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë, sipas këtij kalendari:

  • 08 dhjetor 2025 – datëlindja 2011, ora 09:00
  • 09 dhjetor 2025 – datëlindja 2009, ora 09:00
  • 10 dhjetor 2025 – datëlindja 2010, ora 09:00
  • 16 dhjetor 2025 – datëlindja 2012, ora 09:00

Lojtarët duhet të paraqiten në datën përkatëse të pajisur me certifikatë mjekësore dhe leje nga klubi për pjesëmarrje.

Aplikimet për t’u bërë pjesë e seleksionimeve kanë nisur dhe çdo lojtar që dëshiron të marrë pjesë në këtë eksperiencë mund të plotësojë formularin e vendosur në dispozicion nga FSHF brenda datës 5 dhjetor 2025 dhe ta dërgojë në adresën e e-mail-it: openstage@fshf.al .

Organizimi i “Open Stage” çdo dhjetor nga Federata e Futbollit është kthyer në një traditë të bukur. Ky aktivitet vjen si rrjedhojë e kërkesave të komunitetit shqiptar në mbarë botën, por edhe për t’u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve shqiptarë të tregojnë vlerat e tyre me fanellën kuqezi, me synim identifikimin e talenteve të reja për ekipet kombëtare të moshave.

FORMULAR REGJISTRIMI OPEN STAGE 2025

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img