Java e 10-të e dhjetë e Kampionatit Kombëtar të Abisnet Superiore do të luhet në dy ditë. Sektori i garave pranë FSHF-së ka përcaktuar që tre ndeshje të luhen të dielën e 2 nëntorit dhe dy të tjera me datë 3.
Kryendeshja e kësaj jave pritet të luhet pasditen e së hënës së 3 nëntorit në stadiumin “Arena Egnatia” ku ballafaqohen vendi i parë Vllaznia me të dytin Egnatia.
Java e dhjetë nis të dielën ku përballen mes tyre Tirana-Bylis në orën 14:00, ndeshja e cila do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në orën 17:00 do të përplasin brirët Dinamo-Teuta që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërkohë që Flamurtari-Elbasani do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari”.
Krahas duelit Egnatia-Vllaznia, të hënën përballen edhe Vora me Partizanin, takim që nis në orën 17:00.
Fatos LAMAJ



