Wednesday, November 19, 2025

(Video) Elti Hoxha-Shqiptari i parë që vlerësohet me medalje nga Federata Botërore si konkurues në 6 Maratonat e detyrueshme. Shkodrani që jeton në Gjermani, përfundoi me sukses edhe Maratonën e fundit në New York 2025

Lexo

- Reklamë -spot_img

Emri i Elti Hoxhës, skodranit që jeton prejt vitesh në Gjermami, nuk është i panjohur për lexuesit tanë, pasi Veriu Sport, në periudha të ndryshme ka pasqyruar ecurinë e tij të suksesshme në pasionin që ai ka për atletikë dhe në kryesisht për disiplinën e Marsatonës.

E veçanta e Elti Hoxhës ka të bëjë me atë se në aspektin professional, spikat si një nga mjekët e zotë dhe shumë të njohur në Gjermani, ndërkohë që kohën e lirë e vë në dispozicion të maratonës duke vrapuar në rrugët e Gjermanisë.

 

Dhe, kjo nuk ka ardhur rastësisht, sepse Elti është pjesë e një familje e tëra sportive, ku natyrshëm në majë të tyre është babai i tij Petrit Hoxha, një ish kampion si peshëngritës me Vllazninë e Dinamon dhe më pas, trajner po aq i zoti duke korrur sukses edhe me Kombëtaren kuqezi.

Por, pjesë e familjes sportive shkodrane, Hoxha janë edhe djali tjetër Henri Hoxha,  kampion në Turneun e Berlinit të Arteve Marciale, disiplina “Brazilian Jiu Jutsu”.

Jashtë vemendjes nuk mbetet edhe vajza, Rea, edhe ajo  frekuentuese e atletikës dhe sidomos Maratonat e gjata, Europiane dhe Botërore, që ka kënaqësinë të vrapojë përkrah të vëllait të saj, Eltit.

Duke u rikthyer tek Elti, personazhi i këtij shkrimi, kemi kënaqësinë të informojmë opinionin sportive mbarëkombëtar, se shkodrani Elti Hoxha ishte pjesëmarrës dinjitoz në super aktivitetin e këtij fillim nëntori: Maratona New York 2025.

Një garë, në të cilën konkuruan rreth 72000 sportistë dhe që e kanë përfunduar 59226 prejt tyre, me stë cilëve edhe Elti, që sipas statistikave të organizatorëve, një shifër e tillë regjistrohet si Rekord i ri Botëror.

Përpos vrapimit dinjitoz i mbështjellë me flamurin shqiptar duke qënë vazhdimisht në bllokun e parë të më të mirëve, gjë që e pasqyron edhe vidioja që shoqëron shkrimin, organizatorët e aktivitetit kanë nderuar Elti Hoxhën me një Medalje të posaçshme.

Medalje kjo që shoqërohet me motivacionin, si pjesëmarrës sistematik duke kryer me sukses 6 Maratonat më të mëdha në Botë që janë të percaktuara nga Federata Botërore.

Një medalje, kjo e cila është e para e këtij lloji që e fiton një shqiptar, gjë që e bën edhe më të spikatur suksesin e Elti Hoxhës në pjesëmarrjet në Maratonat Botërore, i cili Maratonën e parë të këtij niveli e realizoi me sukses në vitin 2006.

Krahas kësaj medalje, e para për Shqiperinë, Elti, për të parën here ka kryer me sukses edhe garën në San Françisko, Ekstra Maratonë kjo ku përfshihen dy maratona 84 km dhe 397 km të kryera detyrimisht brenda 7 orëve. Një garë ku Elti Hoxha, mes konkuruesve mbi 140 veta, u rendit në vendin e tretë.

Sukseset e shkodranit Elti Hoxha, bëjnë krenar, jo vetëm familjen Hoxha, por natyrshëm edhe qytetin e tij të lindjes, Shkodrën, bëjnë krenar Shqipërinë, dhe gjithë shqiptarinë nëpër botë.

Duke e përgëzuar për suksesin e arritur, Veriu Sport, i uron suksese mjekut shumë të njohur në Gjermani, Elti Hoxha, i cili krahas sukseseve në profesion, po spikat në mënyrën më të mirë edhe në Maratonat Botërore duke ngritur lart flamurin shqiptar.

(Video) Pjesëmarrja e shkodranit Elti Hoxha në Maratonën New York-ut 2025).

Gaspër MARKU 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img