Me ndeshjen Bylis-Flamurtari, takim i programuar të luhet sot në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit prej orës 17:00, nis java e 11-të e “Abissnet Superiore”.
Të shtunën janë të programuara dy takime të tjera. Tirana – Vora do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa pasdite, në orën 17:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet superdueli Vllaznia – Dinamo City.
E diela rezervon dy çiftet e fundit të kësaj jave. Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani do të sfidojë kampionët në fuqi të Egnatias, takim që nis në orën 17:00, ndërkohë që në të njëjtën orë, në “Niko Dovana”, do të luhet sfida tjetër dhe e fundit për javën e 11-të të Superiores, Teuta – Partizani.
Kalendari i Javës së 11-të të Superiores
Sot
Bylis – Flamurtari 07.11.2025 17:00
Nesër
Tirana – FK Vora 08.11.2025 14:00
Vllaznia – Dinamo City 08.11.2025 17:00
Pasnesër
Teuta – Partizani 09.11.2025 17:00
AF Elbasani – Egnatia 09.11.2025 17:00
Fatos LAMAJ



