E nisur dje me duelin e parë Bylis-Flamurtari, ku vlonjatët fituan me rezultatin 1 me 0 falë golit të Maksutit, java e 11-të e “Abisnet Superiore” vijon sot me dy sfida të tjera: Tirana-Vora, takim që nis në orën 14:00 dhe Vllaznia-Dinamo 17:00.
Pa lënë mënjanë ballafaqimin Tirana-Vora, dy skuadra që i ndajnë vetem pak kilometra distancë njëra me tjetrën ku pritet të ketë një luftë të fortë sportive, dueli i orës 17:00 Vllaznia-Dinamo që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” merr vemendje të veçantë, pasi përballet Vllaznia e vendit të parë me 20 pikë me Dinamon e venikt të katërt, por që ka vetëm dy pikë më pak se kuqeblutë.
Java e 11-të e Abissnet Superiorevijon nesër me dy ndeshjet e fundit Elbasani-Egnatia(17:00), Teuta-Partizani(17:00).
Dje
Bylis-Flamurtari 0-1
Sot
Tirana-Vora(14:00)
Vllaznia-Dinamo(17:00)
Nesër
Elbasani-Egnatia(17:00)
Teuta-Partizani(17:00)
Fatos LAMAJ



