Ndeshjen më të rëndësishme të javës së 11-të të kategorisë Abissnet Superiore, Vllaznia-Dinamo do ta gjykojë arbitri durrsak, Andi Koçi. Ky është vendimi i marrë nga sektoti i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për ballafaqimin e kuqebluve të vendit të parë dhe bluve dinamovitë të vendit të katërt, por që vetëm dy pikë është diferenca mes tyre.
Në ndihmë të Koçit do të jenë: Asistent 1: Fatmir Lama, Asistent 2: Feliks Kolleshi dhe Arbitër i 4:.Dorjan Maletaj.
Në sistemin VAR është Olsion Yzeiraj dhe AVAR Erjon Bylykbashi
Delegat: Mario Kërtusha-Vëzhgues: Plarent Kotherja
Fatos LAMAJ



