Prononcimi i trajnerit të Elbasanit Ivan Gvozdenoviç, pas fitores 1-0 ndaj Egnatias
“Pas Vorës ishte një javë shumë e vështirë, por që nga Ballshi deri sot e meritojnë çunat pasi ishte ndeshje e fortë dhe shumë e bukur. Falenderoj ekipin e Egnatias, për lojën e bukur, korrekte, të hapur, por sot ne ishim skuadra më e mirë nga fillimi deri në minutën e fundit, ata nuk rrezikojnë asnjëherë, ishin mirë me administrimin e lojës, por nuk rrezikuan se ne ishim shumë mirë në fazën mbrojtëse, por tani jam i kënaqur me pikët.
Kemi shumë gjëra brenda se kemi nevojë për pushim si të Ze Gomesh dhe Muriqi, do të punojmë më shumë dhe kjo është një gjë pozitive. Nuk rrezikojmë shumë se Egnatia është e fortë, me Dialo dhe Lajthia ishim në avantazh për shpejtësi, kur nuk funksioni ideja ime ndryshova skemën. Do rrimë me mes dhe do hapeshim për të sulmuar.
Azemoviç ishte gati për ndeshjen, por për sot jo, i kisha të qarta, nuk patëm zgjidhje tjetër veç Lajthia se ishte shumë i shpejtë. Egnatia ka shumë cilësi brenda skuadrës, edhe Dajsinani është shumë i mirë, ishim gati të luanim 1 kundër 1, ata u hapën pak në mesfushë, ne mund të fitojmë topin dhe të sulmonim shumë shpejt”, tha Gvozdenoviç për “RTSH Sport”.



