Notari i talentuar shkodran Arbër Hysaj, pjesë e “Future Sports Academy Shkodër- FSASH” ishte pjesë e Turneut Ndërkombëtar të notit të zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Turneu në fjalë i quajtur INTERNATIONAL SËIMMING MEETING “November 13, 2025” kishte në konkurim 31 ekipe nga Ballkani, ku nga Shqipëria morën pjesë 2 ekipe: “Future Sports Academy Shkodër- FSASH” i Shkodrës dhe “Te Stela Sëimming Academy” i Tiranës.
Ashtu si edhe në garat e mëparshme ndërkombëtare ku është nderuar me medalje, edhe këtë herë notari shkodran Arbër Hysaj ka bërë një prezantim shumë të mirë në këtë event ndërkombëtar.
Shkodrani Hysaj garoi në 6 disiplina dhe mori gjithsejt 6 medalje. Ndër to, 4 ishin Medalje Ari, 1 Medalje Argjendi dhe 1 Medalje Bronzi.
Falë këtyre rezultateve, në përfundim të garave, organizatorët e nderuan Arbër Hysajn me duke e shpallur si notarin më të mirë për grupmoshën e 13-14 vjeçarëve shoqëruar edhe me një Kupë personale.
Konkretisht, konkurimi i notarit shkodran Arbër Hysaj ishte në këto gara:
50 m freestyle-Medalje Ari
50 m backstroke-Medalje Ari
50 m butterfly-Medalje Ari
200 m freestyle-Medalje Ari
100 m freestyle-Medalje Argjendi
100 m medley-Medalje Bronzi
Përveç medaljeve që u theksuan më sipër, si dhe kupës personale, librit të rekordeve kombëtare për pishinat 25 metërshe i shtohet një rekord i ri në disiplinën 100 metër stil i lire, që nga sot do të mbajë emrin Arbër Hysaj me rezultatin 56.38 sekonda.
Ky rekord mbahej nga Paolo Priska deri me datë 25 Tetor 2025 me rezultatin 56.98 sekonda, datë në të cilën notari Elio Skenderi vendosi rekord me rezultatin 56.74 sekonda.
Pas vetëm 15 ditësh, Arbër Hysaj me datë 9 Nëntor 2025 vendos rekordin e ri 56.38 sekonda.
(Video) Pamje nga Turneu Ndërkombëtar i Notit zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku shkodrani Arbër Hysaj, fitoi 4 Medalje Ari dhe u shpall notari më i mirë i aktivitetit.
Gaspër MARKU



