Thursday, November 20, 2025

(Video) Botërori 2026/ Presidenti Duka komenton shortin e play-off-it: Fokus maksimal te Polonia, do të tentojmë shanset tona

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në shortin e play-off-it të hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih, FSHF u përfaqësua nga Presidenti Armand Duka dhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo.

Shqipëria do të përballet në gjysmëfinale me Poloninë, dhe në rast suksesi, në finale do të luajë ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë/Suedi.

Presidenti Duka foli për fshf.org dhe komentoi shortin. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se është shumë i lumtur që Kombëtarja ishte pjesë e play-off-it dhe shtoi se të gjitha ekipet janë të forta. Presidenti Duka nënvizoi se fokusi maksimal duhet të jetë fillimisht te ndeshja e parë ndaj Polonisë.

Polonia? – E para, jam shumë i lumtur që jemi në short për play-off të Kupës së Botës. Nuk prisja që të kishte ndonjë dhuratë. Janë të gjithë ekipe të forta. Në vazon e dytë kundërshtarët e mundshëm për mua ishin të gjithë të fortë. Polonia është një skuadër me të cilën kemi luajtur në 2-3 vitet e fundit. Gjithsesi është shumë e fortë, me një nga yjet e futbollit europian. Por, ne do të tentojmë shanset tona. Duhet të përqendrohemi maksimalisht te Polonia dhe të shpresojmë për ta kaluar.

Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? – Unë nuk kam pasur asnjë lloj dëshire që para se të vinim se kë nga katër kundërshtarët e vazos së dytë do të doja në grup. Ashtu siç erdhën punët në short, nuk do më pëlqente vazo e parë, që ishte një ndeshje në Uells dhe e dyta kundër një kundërshtari të mundshëm si Italia. Të tjerët më duken të gjithë shumë të fortë. Ne në letër nuk jemi skuadra favorite për ta kaluar këtë play-off, por gjithsesi do të bëjmë maksimumin. Futbolli nuk është matematikë, është lojë që ka shumë të papritura, ka emocione dhe unë shpresoj shumë që ne t’i dhurojmë sportdashësve tanë emocione pozitive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img