Saturday, November 22, 2025

Bashkëkryeson Superioren me Vllazninë, AF Elbasani kërkon pikët maksimale përballë Dinamos në transfertë(Të shtunën, ora 19:00, në “Air Albania”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Askush nuk ka bërë më mirë se Elbasani javët e fundit në kampionat. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç regjistron 4 fitore radhazi dhe kryeson renditjen bashkë me Vllazninë. Vetëm golaverazhi më i mirë i shkodranëve u ka mohuar elbasanasve vendin e parë.

Objektivi e këtij sezoni për Elbasanin nuk është thjesht pjesëmarrja në “Final 4”, por titulli kampion. Në momentin e tyre më të mirë verdheblutë do të përballen me Dinamo City, një rival direkt. Kjo sfidë do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Sapo ka nisur faza e dytë e kampionatit dhe për Elbasanin do të jetë një provë force, përballë një kundërshtari me kualitet. Nëse kalon me sukses edhe këtë provë, skuadra elbasanase do të certifikohet si kandidate kryesore për titullin kampion në Superiore.

Të besuarit e trajnerit Gvozdenoviç ia kanë dalë të fitojnë dy herë në kryeqytet këtë sezon, ku kanë mundur Partizanin 0-1 dhe Tiranën 1-4. Duket se Tirana i sjell fat Elbasanit, por me siguri kundër skuadrës së trajnerit Ilir Daja do të jetë më e vështirë.

Elbasani e ka fituar ndeshjen e fazës së parë kundër Dinamo City, me rezultatin 1-0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img