Tuesday, November 25, 2025

Ndryshime tek Dinamo e volejbollit femra, largohen trajneri Koja dhe lojtaret e huaja. Drejtimin e skuadrës e merr Kliton Dodaj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në qendër të vëmendjes kohët e fundit në volejbollin e femrave, Dinamo pëson ndryshime të mëdha. Pas një periudhe shumë të vështirë psikologjike për shkak të çështjes së lojtares braziliane Nayara Ferreira, skuadra ka pasur edhe një rënie në rezultate.

Rtsh Sport ka mësuar ekskluzivisht nga burime të sigurta se Orlando Koja nuk do të jetë më trajner i ekipit blu. Nuk do të jenë pjesë e Dinamos as lojtaret e huaja, Kurerova dhe Atepalina.

Menaxhimi jo i duhur i situatës se krijuar dhe mungesa e rezultateve janë arsyet që kanë sjellë këto ndryshime. Mund të ketë edhe një lëvizje të kapitenes Bego, por kjo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim.

Vendin e trajnerit Koja do ta marrë asistenti i tij, Kliton Dodaj, ndërsa zëvendëstrajner pritet të bëhet Naim Limanaj. Tashmë vëmendja e Dinamos do të jetë tek elementi vendës dhe te vajzat e reja te perspektives. Dinamo e grupmoshës 20 vjeç fitoi 3-0 ndaj Tiranës në Kupën e Rinisë, duke dëshmuar se ka ekipe zinxhir që premtojnë për të ardhmen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img