Thursday, November 27, 2025

“Dita e Falenderimeve”, Shoqata e Basketbollit Vllaznia, shtron drekë në Azilin e të Moshuarve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Për Azilin e të Moshuarve në Shkodër, sot ka qënë një ditë e veçantë. Me rastin e festës së Falënderimeve, një festë kjo tradicionale që sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet masivisht, Shoqata e Basketbollit Vllaznia ka zhvilluar një aktivitet të veçantë, si pjesë e iniciativave të saj në shërbim të komunitetit.

Duke pasur në gjirin e tyre një kontigjent të zgjeruar të basketbollistëve amerikanë, drejtuesit e Shoqatës vendosen që në këtë të veçantë të jenë pranë komunitetit të moshës së tretë.

Kështu, nën drejtimin e anëtarit të bordit dhe ish-basketbollistit të Vllaznisë, z. Artan Kruja, si dhe në bashkëpunim me drejtuesit e shoqatës, trajnerët Eni Llazani, Antonio Shabani dhe Roni Gjeçaj, presidentin Bledar Gjeçaj dhe lojtarët amerikanë të ekipit Ashton Parker, Julian Bryant, Bryce Fitzgerald, Klajdi Kiri dhe Justin Thomas, Aaron Kruja u organizua një ditë ndryshe për rezidentët e qendrës.

Stafi dhe lojtarët shërbyen ushqim tradicional amerikan me rastin e festës së Falënderimeve, duke kaluar kohë së bashku me të moshuarit dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë solidariteti dhe bashkëjetese.

Një falënderim i posaçëm ju drejtua edhe drejtorit të qendrës, z. Fatjon Hoxha, për bashkëpunimin dhe mikpritjen.

Ky aktivitet nuk është i pari i këtij lloji për Shoqatën e Basketbollit Vllaznia, e cila ndër vite ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në komunitet — nga ndihmat për familjet në nevojë, tek mbështetja për strehezën e qenve dhe vetë Azilin e të Moshuarve.

Për Vllazninë, sporti mbetet jo vetëm garë dhe rezultat, por edhe përgjegjësi qytetare dhe vlerë shoqërore.

Aktivitetin në fjalë, Shoqatë e Basketbollit Vllaznia e ka publikuar edhe në faqen zyrtare, në të cilin shkruan:

“Vllaznia përtej parketit

Sot ishte një ditë e veçantë në Azilin e të Moshuarve në Shkodër, ku anëtari i bordit dhe ish-basketbollisti i Vllaznisë Artan Kruja, së bashku me presidentin Bledar Gjeçaj, drejtorin gjeneral të ekipit Anold Dibra, drejtuesit e shoqatës, trajnerët , Eni Llazani, Antonio Shabani ,Roni Gjeçajdhe lojtarët Ashton Parker, Julian Bryant, Bryce Fitzgerald, Klajdi Kiri, Justin Thomas dhe Aaron Kruja, kaluan disa orë me rezidentët e qendrës.

Në këtë atmosferë familjare, festuam Ditën e Falënderimeve së bashku me lojtarët tanë amerikanë — një moment i veçantë për ta, pasi ndodhen larg familjeve të tyre.

Gatuam, shërbyem dhe ndamë tryezën me të moshuarit, duke sjellë pak ngrohtësi dhe gëzim në këtë ditë simbolike.

Një falënderim i veçantë për drejtorin e qendrës Fatjon Hoxha për bashkëpunimin dhe mikpritjen.

Vllaznia ka qenë gjithmonë pranë komunitetit: në azil, tek familjet në nevojë, tek strehëza e qenve… dhe do të vazhdojmë të jemi aty ku qyteti ka nevojë.

Sporti është zemër.

Vllaznia është familje. ”

Gaspër MARKU

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img