Bylis-Dinamo 0-0
Bylisi dhe Dinamo kanë ndarë nga një pikë pas barazimit pa gola, 0-0, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme të luajutur në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit.
Sfida e vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiore ishte e luftuar dhe me disa raste të favorshme për të dyja skuadrat, por asnjë prej tyre nuk u shfrytëzua dhe gjithçka mbeti me rrjeta të paprekura.
Referuar kronikës së takimit, vendasit e drejtuar nga tekniku tiranas Mirel Josa patën me shumë dëshirë dhe këmbëngulje për ta fituar këtë ndeshje, dhe në fakt iu afruan disa herë mundësisë së shënimit.
Ndërkohë, edhe Dinamo e trajnerit Ilir Daja, pati rastet e veta, sidomos në një arst në fund të krejt takimit që mund ta mbyllte krejt ndeshjen në favorin e saj.
Për tu theksuar është se Dinamo vazhdon të humbasë terren këto javë të fundit, ku aktualisht me 20 pikët e grumbulluara figuron jashtë 4-shes së pare finalist të “Final 4”, vend të cilin këtë javë ia mori Teuta me fitoren e arritur dje në Shkodër ndaj Vllaznisë.



