Federata Shqiptare e Gjimnasktikës ka zhvilluar Asamblenë e Përgjithshme Vjetore nën drejtimin e Presidentit, z. Leonard Lulaj.
Të pranishëm në punimet e Asamblesë ishin anetarët e Komitetit Drejtues, si dhe të gjithë anëtarët e Federatës.
I ftuar nderi ishte Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli që në fjalën e tij vlerësoi punën shumë të mirë të kësaj Federate për masivizimin e kësaj disipline, por padyshim edhe për rezultatet shumë të mira që janë arritur në arenën ndërkombëtare.
Presidenti Fidel Ylli e vendosi theksin në rëndësinë që ka përfshirja e gjimanstikës në Projektin Ekipet Sportive në Shkolla.
Gjatë punimeve të Asamblesë u bë prezantimi i Raportit Vjetor dhe u miratua rendi i ditës, ku u bë edhe anëtarësimi i dy anëtave të rinj të kësaj Federate.



