Tirana – Vllaznia dhe Bylis – AF Elbasani, janë dy takimet e ditës së sotme të kategorisë “Abissnet Superiore”. Që të dyja sfidat nisin në orën 13:30, me klasiken Tirana-Vllaznia që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe atë Bylis – AF Elbasani, në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit.
Java e 17-të e Abissnet Superiore ka nisur ditën e djeshme me tre ballafaqimet e para, ku Egnatia mundi Partizanin me rezultatin 2-1, po kështu edhe Dinamo mundi Vorën me përmbysje 2-1, ndërkohë që sfida e fundit që u luajt në orët e mbrëmjes, Flamurtari – Teuta, duel ky i përfshirë edhe në incidentet e tifozëve vlonjatë që detyar arbitrin Hamitaj të ndërpresë ndeshjen për shumë minuta, u mbyll në barazim 2 me 2.
Kalendari i Javës së 17-të të Abissnet Superiore
Dje
Egnatia – Partizani, 2-1
Dinamo City – FK Vora, 2-1
Flamurtari – Teuta, 2-2
Sot
Tirana – Vllaznia, (13:30)
Bylis – AF Elbasani, (13:30)



