Kampionati Kombëtar i “Kategoria e Parë” luan sot 4 ndeshjet e para të javës së 17-të, që të gjitha të planifikuara për t’u nisur në orën 13:30.
Sipas kalendarit, AF Luftëtari do të përballet me Pogradecin në shtëpi, ndërsa Korabi pret Burrelin. Lushnja do të luajë në transfertë kundër Kastriotit ndërsa në takimin e fundit të së shtunës, Apolonia luan kundër Laçit në shtëpi.
Dy përballjet e tjera dhe të fundit për këtë javë, por edhe të fundit për vitin 2025, janë planifikuar të luhen nesër(të dielën) në orën 13:30 .
Kalendari i javës së 17-të të Kategorisë së Parë
Sot
AF Luftëtari – Pogradeci, ora 13:30
Korabi – Burreli, ora 13:30
Kastrioti – Lushnja, ora 13:30
Apolonia – KF Laçi, 20.12.2025, ora 13:30
Nesër
Kukësi – Skënderbeu, 21.12.2025, ora 13:30
Besa – Iliria, 21.12.2025, ora 13:30



