Monday, December 22, 2025

(Video) Vllaznia e basketit meshkuj e mbyll me fitore vitin 2025. Mund Kamza Basket 74-67 dhe mbetet në këtërshën e parë të Superligës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Kamza Basket 74-67(18-18, 21-20, 20-11, 15-18)

Vllaznia e basketit meshkuj e mbyll me fitore vitin 2025, teksa mbrëmjen e së dielës ka mundur ekipin e Kamza Basket me rezultatin 74-67, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 11-të dhe të parafundit për fazën e parë të Kampionatit të Superligës së basketit për meshkuj

Sfida e luajtur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, është shoqëruar me një rivalitet dhe luftë të fortë sportive, sidomos në dy periodat e para kur barazpesha ishte prezente që në periodën e parë, e cila mbyllet me shifrat e barabarta 18-18.

Rivaliteti vijon edhe në dhjetëminutëshin e periodës së dytë, ku vetëm fund, Vllaznia shkëputet me një pikë diferencë duke e fituar këtë periodë 21-20, si dhe pjesën e parë 39-38.

Ajo që vendos fatin e takimit është perioda e tretë, pasi djemtë kuqeblu të drejtuar nga tekniku Eni Llazani luajnë më mirë, ku duke shfaqur frymën e grupit në fushën e lojës, shpërblehen me fitoren e kësaj periode 20 me 11 duke e çuar avantazhin në plus dhjetë pikë, 59-49.

Lufta sportive vazhdon edhe në periodën e katërt, Kamza për të rikuperuar pikët e humbura gjatë periodës së tretë dhe Vllaznia për të administruar avatazhin e krijuar në favor të saj. Miqtë nga Kamza të drejtuar nga trajneri Glen Prodani e fitojnë këtë periodë 15-18, por pa mundur të frenojnë fitoren e merituar të Vllaznisë 74-67, fitore kjo që i mban kuqeblutë në këtërsheën e parë të tabelës së klasifikimit.

(Video) Ndeshjen Vllaznia-Kamza Basket(pjesën e dytë, transmetim me koment), si dhe prononcimet e trajnerit të Vllaznisë Eni Llazani si dhe kapitenit të Kamzës, Niko Thano, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img