Pas rezultateve jo të pritshme Lushnja i dha duart teknikut Ditmar Bicaj pak ditë më parë duke lënë vendin boshë në pankinë.
Pas mbledhjes së këshillit bashkiak dhe mes emrave të përfolur është përcaktuar në krye të pankinës një emër i njohur si trajner në Kategorinë e Parë dhe të Dytë.
Bledi Kadiu trajneri i dal nga akademia e Dinamos ku drejtoi ekipin U21 të tyre,në plotë 18 ndeshje.
Pas performancës tek Dinamo U21,ai mer përsipër frenat e skuadrës së Luzi 2008 ku e drejtoi për plotë 10 ndeshje,ndërsa përsëri largohet nga drejtimi i skuadrës.
Pas disa kohësh pa ekip presidenti Albert Lusha i beson sërish drejtimin e skuadrës së Luzi 2008 deri para pak ditësh,ku në kampionat e drejtoi për katër ndeshje dhe më pas u largua pas një mori akuzash.
Para disa çastesh ekskluzivisht për Veriu Sport është zbuluar se Bledi Kadiu do të mar drejtimin e Lushnjes me objektiv largimin e menjëhershëm nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria.
Fatos LAMAJ


