Dinamo dhe Besa do te bejne mes tyre llogarite per turin e 1/8 te Kupes se Shqiperise. Burime pranë FSHF-së ne menyre ekskluzive konfirmojne se ndeshja do te zhvillohet ne stadiumin “Air Albania” ndersa pritet te luhet mes ores 13:00 ose 16:00.
Dinamo e mbylli vitin 2025 me fitimin e trofeut të Superkupës së Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”. Po në këtë stadium do të nisë mbrojtjen e Kupës së Shqipërisë, që e fitoi sezonin e kaluar pasi mundi Egnatian në finale me penallti.
Ndeshjen e parë të 2026-ës skuadra e trajnerit Ilir Daja do ta zhvillojë më 10 janar kundër Besës, në kompeticionin e Kupës. Një ndeshje e lehtë në letër, por klubi dinamovit ka zgjedhur të luajë sërish në stadiumin “Air Albania”, ku tashmë është familjarizuar.
Dinamo është në garë për titullin kampion dhe aktualisht mban vendin e tretë. Megjithatë, edhe Kupa e Shqipërisë ka vëmendjen maksimale të kryeqytetasve, të cilët synojnë të mos e lëshojnë trofeun që e kanë fituar 14 herë në historinë e tyre.
Në fundjavë luhen edhe ndeshjet e tjera të Kupës së Shqipërisë, ku veçohen përballjet mes skuadrave të Superiores, Teuta-Vora dhe Elbasani-Flamurtari, por edhe ajo mes Vllazn isë dhe Pograsdecit që do të luhet në stadiuimin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Fatos LAMAJ



