Saturday, January 10, 2026

Disiplina, kërkon “disiplinë” për KF Tiranën. Gjobë e majme për vonesat e përsëritura në ndeshje. Gjoba edhe Elbasanin, Teutën dhe Vllazninë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana e fillon këtë vit kalendarik me një gjobë të majme nga Komisioni i Disiplinës. Klubi bardheblu është gjobitur me 500 mijë lekë të reja, pasi ka shkelur rregulloren e veprimtarisë në ndeshjen me Elbasanin.

Tirana për disa minuta la fushën e lojës në Elbasan, duke protestuar ndaj vendimit të arbitrit për penalltinë e akorduar në dëm të saj. Pastaj rifilloi lojën. Të njëjtën gjë skuadra e Tiranës kishte bërë edhe në ndeshjen me Teutën në Durrës dhe Komisioni i Disiplinës ka marrë një vendim të ashpër.

Gjoba për sjelljen e gabuar të tifozëve në ndeshjet e fundit të kampionatit kanë marrë Elbasani, Teuta dhe Vllaznia.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 09.01.2026

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
    2. KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
    3. Zyrtari i KF Tirana, Eranjo Isai, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
    5.KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. Zyrtari i FK Partizani, Realf Zhivanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. FK Apolonia U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër KF Laçi U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  4. Zyrtari i FK Apolonia U-19, Santiliano Dule, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  5. TR 19 Akademi U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  6. Zyrtari i TR 19 Akademi U-16, Arian Sheta, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i Luminesen, Fatjon Koçi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me  6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i Luminesen, Eldi Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i Luminesen, Bledjan Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. AF Lissus B, U-9, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  11. AF Lissus A, U-9, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  12. Mirdita R-IBGR, U-13, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  13. KF Sënkolli RR, U-13, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  14. Kukësi G, U-11, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  15. AF Lissus C, U-11, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  16. FK Shënkolli SH, U-11, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  17. Kukësi A, U-15, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  18. Kukësi G, U-15, Zona Rajonale Lezhë,  në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
  19. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U-19, Charles Oppong, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Enkelajdo Kamberaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  22. Rrëzimin e kërkesës së KF Iliria, në lidhje me Vendimin Nr 15 data 05.12.2025, pika 3, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  23. Rrëzimin e kërkesës së AF Elbasani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img