Me ndeshjen Vllaznia-Tirana në basketboll për të reja, është mbyllur faza e parë e Kampionatit Kombëtar për kategorinë U18.
Sfida e luajtur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ekipi kuqeblu i drejtuar nga trajnerja Indrid Dashja priti e nisi mirë ndeshjen, ku falë pikëve të shënuara nga Visara Demaj dhe Reisa Trashani, por edhe pjesës tjetër të ekipit, Era Mjeda, Bora Alushi, Antea Isufi, Ajla Haxhija, Ines Neziri, kryesoi në rezultat. Ndërkohë, mikeshat nga Tirana, me një përmiresim të lojës, sidomos në periodën e tretë, jo vetëm që e barazojnë rezultatin por marrin edhe kryesimin duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitore.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajnerja Ingrid Dashja, bën të ditur se fazën e pare, Vllaznia e basketit për të reja e mbylli në vendin e tretë.
Përgjithësisht, ajo shprehet e kënaqur me paraqitjen e skuadrës duke pasë parasysh edhe disa largime të titullareve me peshë të formacionit.
Në vijim, Dashja flet për rolin e dyfishtë që ajo ka me basketbollin, ku krahas detyrës si trajnere e Vllaznisë U18, luan edhe si titullare me ekipin e pare.
Për këtë të fundit, trajnerja-basketbolliste Ingrid Dashja, beson se me punën e mirë që bën trajnerja Mustafa, ku me elementin që ka në dispozicion, objektivi kryesor është përfshirja në katër ekipet e para të fazës Play-Off.
(Video) Prononcimin e plotë të trajneres së Vllaznisë U18, Ingrid Dashja si dhe pamje nga ndeshja Tirana-Vllaznia në volejboll të reja, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



